Jakimovski për Lukrovskin: Nuk u gjet në funksion, thoshte se po i vuan jeta familjare

Nga Xh M
379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 maj Zhurnal.mk – Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, në një paraqitje në “4TV”, foli për sfidat me të cilat përballen kryetarët e komunave, duke vlerësuar se shumë prej tyre hyjnë në politikën lokale pa qenë plotësisht të vetëdijshëm për sa e vështirë dhe e përgjegjshme është kjo funksion.

Duke u ndalur te pushimi mjekësor i kryetarit aktual Sотir Lukrovski, Jakimovski tha se ky zhvillim ka kohë që është diskutuar mes njerëzve që ndjekin situatën në komunë. Sipas tij, problemi kryesor është se jo të gjithë arrijnë të përshtaten me ritmin dhe obligimet që sjell kjo detyrë.

“Personi thjesht nuk u gjet në këtë punë. Thoshte se i ishte prishur komoditeti, se në vendin e mëparshëm të punës kishte të ardhura më të larta dhe se po i vuante jeta familjare. Me gjasë nuk ka qenë i vetëdijshëm se në komunë punohet 24 orë. Telefoni duhet të jetë i qasshëm edhe në 2, 3 apo 4 të mëngjesit, sepse qytetarët presin përgjigje”, tha Jakimovski.

Ai theksoi se funksioni i kryetarit të komunës është një pozitë shumë komplekse menaxheriale, që kërkon njëkohësisht sigurim të financave, realizim projektesh dhe përballje me presione politike e kundërshtarë.

Një theks të veçantë vendosi edhe te funksionimi i administratës.

“Administrata është si një kalë i fortë. Nëse nuk i mbani frerët fort, do t’ju hedhë nga shala. Njerëzit aty shpesh duan që dita t’u kalojë më lehtë, por kryetari i komunës është ai që del në zgjedhje dhe duhet ta vendosë sistemin që të funksionojë si shërbim për qytetarët”, u shpreh ai.

Jakimovski shtoi se gjatë mandatit të tij ka qenë maksimalisht i hapur ndaj qytetarëve, duke e bërë numrin e tij të telefonit publik.

“E bëra atë funksion të tillë që çdo qytetar, kur ka problem, t’i drejtohet fillimisht kryetarit. Edhe sot, edhe pse nuk jam në funksion, njerëz nga komuna të tjera më telefonojnë për ndihmë apo këshillë”, tha ai, duke shtuar se përvoja është kyçe kur duhet të merret një vendim i vështirë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër