Janevska paralajmëron skandale të tjera në institucionet e arsimit të lartë

Nga D. V.
772 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 Prill, Zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot tha se së shpejti publiku vendor do të njoftohet për “parregullësi” tjetër në institutionet e arsimit të lartë në vend, pas skandalit në fakultetin e filozofisë në universitetin Kiril e Metodij.

“”Shumë shpejt do të dëgjojmë për një parregullsi tjetër, shumë më të madhe se kjo, e cila do të habisë të gjithë publikun maqedonas. Ka shumë parregullsi në institucione të caktuara, jo në të gjitha, dhe ato do të trajtohen sipas ligjit,” citohet nga press24.mk të ketë thënë ajo gjatë një vizite në fakultetin e Stomatologjisë sot.

Ajo nuk sqaroi nëse paralajmërimi, përkatësisht gjetjet e reja kanë të bëjnë me Kiril e Metodij apo në universitete të tjera në vend.
Deklarata e saj paralajmëruese bëhet pas skandalit në fakultetin e filozofisë në të cilën gjetjet e inspektoratit, ende jo krejtësisht publike, sipas mediave maqedonase kanë të bëjnë me paligjshëm të studentëve në studime të ciklit të dytë dhe të tretë (master dhe doktoraturë), edhe pse kishin përfunduar studime trevjeçare profesionale, jo akademike.

Sipas mediave maqedonase, deri më tash janë 11 studime janë pezulluara, prej tyre 7 studentë të masterit dhe 4 studentë të doktoraturës kanë marrë tashmë vendime për pezullimin e studimeve të tyre.
Poashtu, 8 diploma masteri janë në pikëpyetje, ministria ende nuk ka vendosur nëse diplomat e tyre do të anulohen.
Këto parregullësi thuhet se kanë ndodhur gjatë periudhës 2019-2022.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër