Javën e ardhshme Siljanovska ia dorëzon mandatin Mickoskit

nga Xh M

Shkup, 30 maj – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, javën e ardhshme do ta ndajë mandatin për përbërjen e re qeveritare.

Nga Kabineti i Presidentes e kanë konfirmuar këtë njoftim.

Afati për ndarjen e mandatit skadon më 7 qershor.

Konform Kushtetutës, Presidenti i vendit, është y obliguar që në afat prej 10 ditëve nga konstituimi i Kuvendit t`ia ndajë mandatin për Qeverinë e re, partisë ose partive që kanë shumicën në Kuvend, kurse mandatari në afat prej 20 ditëve nga marrja e mandatit, duhet që në Kuvend ta dorëzojë përbërjen dhe programin e Qeverisë.

Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, zgjidhet nga Kuvendi me shumicë prej 61 nga gjithsejt 120 deputetët.

Përbërja e re parlamentare u zgjodh të martën në seancën konstituive. Për Kryetar të Kuvendit u zgjodh Afrim Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More