Jennifer Aniston ndan selfie romantike me partnerin Jim Curtis dhe tregon sa e lumtur është në lidhje

Nga D. V.
299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Jennifer Aniston ka ndarë një moment të rrallë romantik me partnerin e saj Jim Curtis, duke treguar se lidhja e tyre po shkon gjithnjë e më mirë.

Aktorja publikoi në Instagram disa fotografi nga jeta e saj, ku mes tyre spikati një selfie ku çifti shfaqet i përqafuar dhe shumë i lumtur.

Fotografia ishte pjesë e një serie imazhesh të publikuara për festën e Pashkëve, ndërsa në një tjetër pamje Curtis shihej duke u relaksuar në shtëpi me qenin e tij, shkruan DailyMail.

“Ditë e diel, ditë pushimi!”, shkroi Aniston krahas postimit.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja ndan momente me partnerin e saj. Rreth pesë muaj më parë, ajo e bëri publike lidhjen në rrjetet sociale, kur e uroi Curtis për ditëlindje me një fotografi romantike dhe mesazhin: “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime”.

Sipas burimeve pranë çiftit, Jennifer është shumë e lumtur në këtë marrëdhënie dhe nuk heziton më ta ndajë këtë lumturi me ndjekësit e saj.

Çifti është parë gjithashtu së bashku në evente publike dhe pushime, duke forcuar imazhin e tyre si një nga çiftet më të komentuar të Hollywood-it.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër