Jeta Statovci i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Nga D. V.
627 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 maj, Zhurnal.mk – Ish-presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ish-deputetja Jeta Statovci i është bashkuar për zgjedhjet e 7 qershorit.

Statovci ishte deputete e VV-së, në mesin e deputetëve të GUXO-s.

Lajmin e ka bërë të ditur Osmani, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit.

Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara.

Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës.

Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër