Veterani i UÇK-së i bashkohet listës së Aleancës për zgjedhjet e 7 qershorit

Nga D. V.
245 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Aleancës i është bashkuar veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Kajtazi, nga Runiku i Skënderajt.

Haradinaj theksoi se, Agron Kajtazi e nisi herët angazhimin për liri, duke shërbyer me nder si 16-vjeçar në radhët e UÇK-së, ndërsa pas luftës vazhdoi kontributin në procesin e shtetndërtimit në uniformën e TMK-së.

Haradinaj ka vlerësuar edhe angazhimin politik të Kajtazit në nivel lokal dhe nacional, duke kujtuar se ai ka shërbyer për një mandat si asambleist në Kuvendin Komunal të Skënderajt në vitet 2017–2021.

“Agroni i bashkohet listës së Aleancës për zgjedhjet e 7 qershorit, duke sjellë me vete përvojën, përkushtimin dhe besimin në rrugëtimin tonë të përbashkët në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Haradinajt.

Në fund, Haradinaj i ka uruar mirëseardhje Kajtazit në Aleancë.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër