Jeton Zeneli emërohet drejtor i Drejtorisë për Pronë në Komunën e Mitrovicës

Nga D. V.
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 6 gusht, Zhurnal.mk – Jeton Zeneli ka bërë të ditur se është emëruar drejtor i Drejtorisë për Pronë në Komunën e Mitrovicës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zeneli njoftoi se emërimin e ka bërë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.

“Sot, nga Kryetari Faton Peci jam emëruar drejtor i Drejtorisë për Pronë në Komunën e Mitrovicës. Zotohem se do t’iu shërbej gjithë qytetarëve me përkushtim e profesionalizëm”, ka shkruar ai.

Zeneli ka shtuar se, së bashku me kryetarin Peci, synon ta kthejë Mitrovicën në model të qeverisjes së mirë dhe transparente.

Ndryshe, po të njëjtën ditë ai njoftoi se ka marrë zyrtarisht mandatin e tretë radhazi si asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër