Tearcë, 1 shkurt – Pas ekspertizës së kryer nga organet kompetente, të rinjtë e Komunës së Tearcës kanë vepruar në mënyrë vullnetare duke larguar afishet me përmbajtje fyese dhe nxitëse kundër shqiptarëve.
Institucionet komunale theksojnë se në Tearcë nuk ka dhe nuk do të ketë vend për gjuhë urrejtjeje, nxitje të tensioneve apo prishje të marrëdhënieve ndëretnike. Veprime të tilla bien ndesh me vlerat mbi të cilat ndërtohet bashkëjetesa në komunën tonë.
Komuna e Tearcës mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së harmonisë, respektit të ndërsjellë dhe unitetit mes të gjithë qytetarëve. Këto vlera janë dhe do të mbeten të panegociueshme.

