“Jurisprudenca”, Azizi: Po korrigjojmë padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve, procesi vazhdon

Nga B.M
573 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shkurt – Zhurnal.mk – Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar përmes një shkrimi publik lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke theksuar se po realizohen zotimet e dhëna ndaj qytetarëve dhe se ka nisur korrigjimi i padrejtësive historike ndaj shqiptarëve.

“Siç e thamë para gati një jave, ashtu edhe u bë. Një nga një po i përmirësojmë padrejtësitë historike që u janë bërë shqiptarëve në dekadat e fundit. Vazhdojmë!”, ka shkruar Azizi.

Ai shkrimit i ka bashkëngjitur edhe një fotografi të një deklarate të kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për hapa konkretë institucionalë në këtë drejtim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër