Venera Azizi: Rritja e pagave nis nga muaji mars

Nga B.M
756 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shkurt- Zhurnal.mk – Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi ka njoftuar se është arritur marrëveshja për rritjen e pagave për rreth 11 mijë të punësuar në administratë, gjykata dhe prokurori. Sipas saj, rritja do të nisë nga muaji mars dhe paraqet hapin e parë të një procesi gradual që synon rritje deri në 40 për qind.

Azizi theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të punës në sektorin publik, duke investuar në fusha kyçe si arsimi, shëndetësia dhe administrata.

Postimi i plotë i Azizit:

“Këtë të diel po vijmë me lajme të mrekullueshme!
Arritëm marrëveshjen për rritjen e pagave të 11.000 të punësuarve në administratë, gjykatë dhe prokurori!
Rritja e pagave nis nga muaji mars dhe është hap i parë drejt një rritjeje graduale deri në 40%.
Si Qeveri kemi investuar dhe vazhdojmë të investojmë në arsim, shëndetësi, polici dhe administratë publike, duke dëshmuar se puna, profesionalizmi dhe dinjiteti i punonjësve janë prioritet real”, ka shkruar Azizi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër