Justin dhe Hailey Bieber shfaqen më të dashuruar se kurrë në kopertinën e WYouth

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Justin dhe Hailey Bieber kanë pozuar së bashku për kopertinën e parë të revistës WYouth, ku shfaqen duke u puthur me pasion dhe duke dhënë një tjetër pamje të marrëdhënies së tyre.

Çifti, i cili ka djalin Jack, dy vjeç, pozoi edhe në ambiente private, përfshirë dhomën e gjumit.

Në një prej fotografive, Justin fotografoi Hailey-n me një fustan ngjyrë fildishi, ndërsa ajo e fotografoi atë pa këmishë, me pantallona të shkurtra portokalli nga linja e tij e veshjeve SKYLRK, shkruan DailyMail.

Në intervistën shoqëruese, të dy folën për martesën dhe preferencat e tyre. Kur u pyetën për artistët e tyre të preferuar të të gjitha kohërave, Hailey tha se ishte “shumë e vështirë të zgjedhësh një”, ndërsa Justin u pajtua me të.

Të dy zbuluan gjithashtu se mënyra e tyre e preferuar për t’u çlodhur është të shkojnë në një qendër spa.

Fotografitë vijnë vetëm disa ditë pasi çifti u fotografua në dasmën e Finneas O’Connell dhe Claudia Sulewski, ku u vunë re duke zhvilluar një bisedë të tensionuar.

Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, tha se sjellja e Hailey-t dhe qëndrimi i Justin-it krijonin përshtypjen e “tensionit ose dramës”.

Megjithatë, miqtë e çiftit kanë insistuar se ata janë çmendurisht të dashuruar dhe shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër