Kadriu: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta, ndërsa e konteston pushteti!

Nga D. V.
560 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 mars – Në një kohë kur në shumë raste qeverisja aktuale është kritikuar për anashkalimin dhe mosrespektimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucione, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, ka theksuar se ekziston një hendek i madh mes asaj që parashikon Kushtetuta dhe realitetit në terren.

Duke folur në emisionin “Rishtazi” në KohaCast, Kadriu deklaroi se, ndonëse gjuha shqipe është e garantuar si gjuhë zyrtare me Kushtetutë, ajo në praktikë vazhdon të mos zbatohet siç duhet. “Gjuha shqipe me Kushtetutë është gjuhë zyrtare, por çka ndodh? Kushtetuta e garanton, ndërsa pushteti e konteston. Ky është një fakt që disa nuk e pranojnë me dashamirësi, por mbetet realitet”, u shpreh Kadriu.

Ai theksoi se përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet shtetërore, të cilat sipas tij nuk kanë ndërmarrë masa konkrete për të siguruar zbatimin e plotë të gjuhës shqipe. “Është gabim i institucioneve shtetërore që nuk marrin masa konkrete që gjuha shqipe të zbatohet në praktikë. Moszbatimi i saj na çon në një përfundim të pakontestueshëm: Kushtetuta e garanton gjuhën shqipe, ndërsa pushteti e konteston”, shtoi Kadriu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër