Kaja Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të miratohet të hënën

Nga Xh M

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimi Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas deklaroi se paketa e 20-të e sanksioneve ndaj Rusisë do të miratohet të hënën.

Kajas u shpreh se sanksionet do ta kufizojnë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë.

Sipas saj, bisedimet në Gjenevë me Ukrainën, treguan se Rusia nuk ka hequr dorë nga kërkesat e saj maksimaliste.

“Bisedimet në Gjenevë kanë treguar edhe një herë se Moska nuk po largohet nga kërkesat e saj maksimaliste. Rusia po zvarritet, në vend që të ecë drejt paqes. BE-ja po ecën drejt paketës së njëzetë të sanksioneve. Ne synojmë ta miratojmë këtë paketë të hënën. Sanksionet tona tashmë kanë hyrë në fuqi dhe masat e reja do ta kufizojnë më tej aftësinë e Moskës për të financuar luftën. Moska nuk është e pamposhtur”, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, në një konferencë për shtyp pas takimit të E5 në Poloni.

postime të lidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër

Privacy & Cookies Policy