Preshevë, 9 tetor Zhurnal.mk – Shaip Kamberi është deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD).
Ai është përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ndërsa synohet që numri i deputetëve shqiptarë të rritet pas zgjedhjeve të 25 tetorit, të cilat organizohen në Serbi.
“Kërkesa bosht e shqiptarëve të Luginës në këto zgjedhje është integrimi në organet shtetërore në komunat tona. Kërkesa mund të bëhet në një dokument, ashtu siç është bërë në vitin 2013”, ka thënë Shaip Kamberi.
Ai foli edhe për çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve.
“Në Medvegjë, Serbia ka bërë spastrim etnik administrativ. I ka larguar nga trojet e veta mbi 5 mijë shqiptarë. Nëse i shikon statistikat, vërehet se numri ka rënë në mënyrë drastike në vitet e fundit”, theksoi Shaip Kamberi. /tëvë1
