KFOR-i zhvillon stërvitje në terrenet malore të Kosovës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 tetor Zhurnal.mk – Ushtarë shumëkombësh të Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, kanë zhvilluar një seri marshimesh këmbësore në terrene malore dhe të vështira në Kosovë, përfshirë zonat përreth kampit “Villaggio Italia”.

Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti kishte për qëllim zhvillimin e qëndrueshmërisë fizike dhe aftësive të lëvizjes në terrene malore, si dhe forcimin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve shumëkombësh të Komandës Rajonale-Perëndim.

KFOR-i thekson se trajnimet e rregullta në terrene të ndërlikuara u mundësojnë pjesëtarëve të misionit të ruajnë aftësitë profesionale, gatishmërinë dhe vetëdijen për situatën në terren.

Tutje thuhet se këto aktivitete kontribuojnë në aftësinë e KFOR-it për të vepruar në mënyrë efektive në të gjithë Kosovën, në kuadër të angazhimit të misionit për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër