Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë protestës, procedohet Arjan Asimi në Maliq!

Nga Xh M
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 gusht Zhurnal.mk – Është proceduar penalisht Arjan Asimi, organizatori i protestave kundër Reformës Territoriale në Maliq, pas konfliktit me gazetarët.

Asimi akuzohet se kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë protestës së sotme, duke i akuzuar të gjithë mediat si të shitura dhe në shërbim të pushtetit. Në këtë moment gazetarët kanë fikur kamerat dhe janë larguar në shenjë revolte, duke bërë dhe denoncimin ndaj tij.

Njoftimi i policisë:

Maliq/ Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë një proteste, procedohet penalisht 45-vjeçari Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal ndaj shtetasit A. A., 45 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja”.

Ditën e sotme, gjatë protestës së organizuar nga shtetasi A. A., përpara Bashkisë Maliq, ky shtetas kanosi dhe fyeu shtetasit Xh. Sh., A. B., I. R., S. Xh., Dh. Ç. dhe E. Xh., me profesion gazetarë, të cilët ishin të pranishëm në protestë në ushtrim të detyrës së tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër