Kapen 100 kg kokainë në Greqi, 4 shqiptarë mes të arrestuarve

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Athinë, 10 shtator, Zhurnal.mk – Një operacion i përbashkët i Policisë Greke dhe agjentëve të DEA-s amerikane ka çuar në sekuestrimin e rreth 100 kilogramëve kokainë në aeroportin e Athinës.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës janë ndaluar 6 persona, ndërsa të paktën 4 prej tyre dyshohet se janë shtetas shqiptarë.

Lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila të freskët, e cila kishte mbërritur në Greqi nga Kolumbia, raporton Euronewsal, përcjell Klankosova.tv.

Autoritetet greke dhe amerikane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit kriminal. Sipas të dhënave paraprake, organizata mund të ketë edhe anëtarë të tjerë, të cilët ende nuk janë arrestuar.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe për zbardhjen e destinacionit final të sasisë së kokainës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër