Kapen lloje të ndryshme droge në një bodrum të braktisur në Shkup

Nga D V
947 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 korrik, Zhurnal.mk – Policia ka njoftuar se më 8 korrik, kanë gjetur një sasi të madhe të llojeve të ndryshme të drogës në një hapësirë të braktisur të bodrumit të një ndërtese në Komunën e Aerodromit. Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet kallëzim përkatës.

“Më 08.07.2026, nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup, pas masave të ndërmarra paraprakisht, në hapësira të braktisura të bodrumeve në një ndërtesë në territorin e Komunës së Aerodromit është gjetur një sasi më e madhe e llojeve të ndryshme të drogës narkotike: lëndë e bardhë në formë gungash, kërpudha halucinogjene, një qese me një sasi më të madhe tabletash – ekstazi, marihuanë dhe tre peshore digjitale. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër