Komuna e Podujevës ndanë disa lokacione se ku mund t’i parkojnë veturat mërgimtarët

Nga D V
793 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se ka ndarë disa lokacione se ku mund të parkohen mërgimtarët gjatë qëndrimit në Kosovë.

Sipas njoftimit, për shfrytëzim të parkingjeve janë listuar këto lokacione: IAAP “Isa Boletini”, SHFMU “Enver Maloku”, SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova”, Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” dhe IAAP “Fan S. Noli”.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të automjeteve dhe krijimit të hapësirave shtesë për parkim, duke kontribuar në një menaxhim më efikas të lëvizjes në qytet gjatë periudhës që bashkatdhetarët tanë do të jenë për pushime në vendlindje” ka shkruar Bulliqi. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër