Në pikën kufitare Bllacë u pengua kontrabanda e stolit prej ari me vlerë 1,5 milionë denarë

Nga D V
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 qershor, Zhurnal.mk – Një ekip mobil doganor pengoi një tentativë për kontrabandë stoli prej ari me vlerë rreth 1,5 milionë denarë. Rasti u zbulua në hyrje të shtetit, në pikën kufitare Bllacë, kur inspektorët e Sektorit për operacione, për shkak të dyshimit të bazuar, kryen kontroll mbi një automjet të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kontrollit u gjet ar i thyer dhe stoli prej ari me peshë totale 324,7 gramë, të cilat personi, me qëllim kontrabande, i kishte mbështjellë në një qese të zezë dhe i kishte fshehur në sirtarin nën sediljen e shoferit.

Rasti iu dorëzua Sektorit për hetime, i cili ndaj autorit I.M. paraqiti kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit për veprën penale kontrabandë, të dënueshme sipas Kodit Penal. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër