Kapet personi i cili shkaktoi aksident trafiku në Gostivar dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes

Nga D. V.
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 03 korrik, Zhurnal.mk – MPB njofton se ka kapur personin i cili kishte shkaktuar aksident trafiku në Gostivar dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Më 02.07.2026, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria personin F.I. (36) nga fshati Vrutok i Gostivarit. Pas një aksidenti trafiku të ndodhur paraprakisht në Gostivar, ku ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Caddy” me targa të Gostivarit, e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes, zyrtarët policorë e kanë gjetur atë dhe pas verifikimit të kryer është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Pas udhëzimeve të prokurorit publik, shoferi është privuar nga liria, automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër