Shkup, 7 Prill, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami sot ka konfirmuar se Kongresi i parë i VLEN do të mbahet me 9 Maj, datë kjo e cila shënon Ditën e Evropës.
Kasami tha se grupi punues i VLEN është duke bërë përgatitjet e nevojshme për organizimin e kongresit e në të cilin do të bëhet i ditur e miratohet edhe programi i VLEN të shndërruar në një subjek të vetëm politik si shkrirje e pesë partive në një.
“Në këtë fazë grupi i punës punon në drejtim të përgatitjes të programit, platformës dhe të statutit të partisë ku do të jenë të përcaktuara të gjitha parimet bazë të funskionimit të VLEN në periudhën që vjen,” tha Kasami për gazetarët.
Ai ritheksoi se VLEN do të ketë dy bashkë-kryetarë, dy nën-kryetarë, sekretar të përgjithshëm dhe strukturat e tjera të nevojshme të një partie të vetme.
