Kasami mirëpret kampionët e matematikës: Nxënësit e SHFK “Istikball” shkëlqejnë në garat shtetërore

Nga Xh M
342 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 9 prill Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në një takim nxënësit e Shkollës Fillore Komunale “Istikball”, të cilët korrën suksese të larta në garat e fundit shtetërore të matematikës dhe logjikës.

Tetova vazhdon të dëshmojë se ka potenciale të jashtëzakonshme në mesin e gjeneratave të reja. Nxënësit e shkollës “Istikball” kanë arritur të rrëmbejnë vendet e para dhe të dyta në nivel shtetëror, duke u shpallur si më të mirët në fushat e shkencave ekzakte.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kryetari Kasami shprehu krenarinë e tij për këto arritje, duke theksuar se ky sukses është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë trekëndor: nxënës-mësimdhënës-prindër.

“Ky sukses është rezultat i përkushtimit, punës së palodhshme dhe talentit të nxënësve, si dhe mbështetjes së vazhdueshme nga mësimdhënësit dhe prindërit,” ka deklaruar Kasami.

Kreu i komunës uroi nxënësit për përfaqësimin dinjitoz të qytetit dhe shkollës së tyre, duke u dëshiruar suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre akademik. Investimi te rinia dhe arsimi mbetet një nga shtyllat kryesore për të siguruar një të ardhme më të mirë për Tetovën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër