Kasami paralajmëron zhvillime të reja për turizmin në Tetovë: Së shpejti më shumë detaje

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 24 nëntor Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar një zhvillim të rëndësishëm në fushën e turizmit, duke vënë në pah potencialin turistik të qytetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se Tetova dhe potenciali i saj turistik janë gati për një zhvillim të rëndësishëm, pa dhënë ende detaje konkrete rreth projektit apo nismës që pritet të prezantohet.

“Së shpejti më shumë detaje”, ka shkruar Kasami, duke lënë të kuptohet se në ditët në vijim pritet të ketë më shumë informacione lidhur me këtë paralajmërim.

artikuj të ndërlidhura