Shkup, 3 tetor – Në konferencën e sotme për media, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, prezantoi një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin, ndërtimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik në disa segmente të Tetovës.
Kasami tha se në fillim të mandatit Tetova ishte me 24 milionë euro borxh dhe me shumë probleme të pazgjidhura, por administrata e re zgjodhi të punojë me përkushtim për t’I zgjidhur ato një nga një.
Projekti i ri përfshin: Kanalizimin atmosferik nga Lagjja Jashtë Vardarit dhe kompleksi Teteks drejt Bllokut Urban nr.59 e deri te kolektori I ri në fshatin Falisht, me gjatësi prej 2.5 km dhe investim prej 52 milionë denarësh. Kolektorin për kanalizimin atmosferik në bulevardin VS Bato, me gjatësi 1.150 metra dhe investim mbi 25 milionë denarë. Kolektorin në lagjen Dardania, me gjatësi 950 metra dhe vlerë investimi prej 19.5 milionë denarësh.
Në total, bëhet fjalë për afro 5 kilometra kanalizim atmosferik me një investim prej mbi 96 milionë denarësh, që do të largojë rrezikun e përmbytjeve dhe do të mbrojë qytetarët dhe infrastrukturën rrugore.
Kasami theksoi se Tetova ka hyrë në një fazë të re zhvillimi dhe se “koha e stagnimit ka kaluar”. Ai paralajmëroi se projektet transformuese për qytetin do të vazhdojnë edhe më fuqishëm në “Kapitullin e Dytë”.
https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/1363600978469211?ref=embed_post