Katër parti s’i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në KQZ

Nga D. V.
148 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 maj Zhurnal.mk – Të martën ka përfunduar afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për partitë politike që t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bën të ditur se katër parti politike nuk kanë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve të tyre. Ato janë: Yeniliçki Türk Haraket Partisi, Kosovski Savez, Partia Balliste – P.B dhe Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale.

“Gjatë periudhës 11-ditore, pra nga data 2 maj deri më 12 maj, KQZ ka pranuar listat e kandidatëve për deputetë nga 23 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, një nismë qytetare dhe një kandidat i pavarur. Katër parti politike, të cilat më herët kishin njoftuar KQZ-në për pjesëmarrje në zgjedhje, nuk kanë dorëzuar listat me emrat e tyre, pra të kandidatëve për deputetë”, tha Elezi.

Ai bën të ditur se nga 23 subjekte, numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë është 917, prej të cilëve 603 janë burra dhe 314 gra.

Elezi po ashtu tha se: “Në kuadër të përmbushjes së obligimeve ligjore që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për certifikim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do t’u dërgojë institucioneve relevante kërkesat për verifikim, së bashku me listën e kandidatëve që synojnë të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të vlerësimit nëse ata janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Kjo është një paraktikë e ndjekur nga KQZ edhe në proceset e kaluara zgjedhore”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër