Katër raste të dhunës brenda ditës në rajonin e Prishtinës

nga Xh M

Dhuna në familje po vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese në vendin tonë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, katër raste të tilla të dhunës në familje kanë ndodhur vetëm në 24 orët e fundit në rajonin e Prishtinës.

Njoftim i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

· Fushë Kosovë / 13.02.2026 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

· Fushë Kosovë/ 14.02.2026 – 13:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti, i dyshuari m/k i ka sulmuar fizikisht viktimën f/k dhe vajzën e tyre. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

· Bresje / 14.02.2026 – 13:25. Dyshohet se ish bashkëshorti i saj i dyshuari m/k e ka kërcënuar verbalisht viktimën f/k. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

· Obiliq / 14.02.2026 – 21:30. Viktima f/k, dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k i cili gjendet në arrati. Rasti nën hetime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More