Ministria e Arsimit ende nuk i ka përmirësuar vërejtjet e Revizionit për Konviktin në Tetovë, kuzhina jashtë funksionit

Nga B.M
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 15 shkurt – Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe pas pesë muajve nuk i ka përmirësuar vërejtjet të cilat i konstatoi Enti Shtetëror i Statistikave për Konviktin Studentor në Tetovë.

Revizorët mes tjerash konstatuan se u lëshua në përdorim pa kontroll teknik të objektit dhe pa miratim për kryerjen e veprimtarisë, ndërsa se edhe mensa (kuzhina) nuk është vendosur në përdorim.

Pavarësisht se nga Ministria e Arsimit para pesë muajsh thanë për Portalb se do t’i korrigjojnë këto gabime, të njëjtat nuk i kanë bërë ende.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës tani thotë se po ndërmarrin aktivitete për përfundimin e plotë teknik të projektit bazë, në përputhje me vërejtjet e Entit Shtetëror për Revizion.

“Para gjashtë muajsh u realizua një procedurë e prokurimit publik për përzgjedhjen e një operatori ekonomik që do ta përfundonte tërë procedurën, por ajo nuk ishte e suksesshme, pasi kompanitë që aplikuan nuk dorëzuan dokumentacion të plotë. Së shpejti, prokurimi publik do të përsëritet, ndërsa më pas do të shpallet edhe procedura për rregullimin e kuzhinës dhe vënien e saj në funksion”, thanë nga Ministria e Arsimit.

Për këto probleme Portalb.mk ka shkruar rregullisht me një seri tekstesh.

Përndryshe, konvikti studentor në Tetovë u lëshua në përdorim me 1 nëntor 2023 pas shumë zvarritjeve të punimeve dhe premtimeve të cilat datojnë që nga viti 2016.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër