Kavajë, vjedhësi serial nga Saranda kapet me bizhuteri në xhep

nga L. M

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 25-vjeçar nga Saranda, i cili kishte udhëtuar drejt qytetit të Shqipërisë së Mesme me qëllim vjedhjen e banesave. Operacioni policor i koduar “Houses” u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit G. D., një person me precedentë të mëparshëm penalë për të njëjtin krim.

Arrestimi u krye menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve. I riu u kap në lagjen nr. 2 të qytetit, sapo kishte dalë nga një banesë ku kishte arritur të vidhte disa aksesorë. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe i sekuestroi 5 ora dhe 3 unaza, të cilat dyshohet se janë produkt i vjedhjes.

Seri vjedhjesh brenda ditës

Nga hetimet e thelluara rezultoi se aktiviteti i 25-vjeçarit ishte intensiv. Para se të arrestohej në qytet, ai dyshohet se kishte tentuar të thyente edhe dy banesa të tjera në fshatin Blerimaj, por pa sukses.

Policia bën me dije se hetimet po vijojnë për të zbardhur vjedhje të tjera të mundshme që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More