Levica do të dorëzojë dy ligje, jo punësimeve partiake, po mbrojtjes së grave shtatzëna

Nga B.M
465 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shkurt – Grupi parlamentar i partisë “E Majta” do të dorëzojë dy propozim-ligje në Kuvend, me qëllim që t’i jepet fund padrejtësive në shëndetësinë publike dhe diskriminimit sistematik ndaj punëtoreve shtatzëna.

“Ligji i parë ka të bëjë me procesin e punësimit në shëndetësinë publike, i cili, sipas tyre, pavarësisht dispozitave formale ligjore për transparencë, në praktikë është i politizuar. Ne propozojmë një zgjidhje të thjeshtë dhe të qartë. Në nenin 161 të shtohet një fjali që thotë: ‘Organi punëdhënës është i detyruar të zgjedhë kandidatin më të mirë sipas renditjes në listën e rangimit’. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Kjo do të thotë fund i diskrecionit dhe fund i punësimeve partiake dhe klientelizmit në shëndetësinë publike. Propozim-ligji i dytë ka të bëjë me ndryshime në Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe synon mbrojtjen e grave shtatzëna që punojnë me kontratë me afat të caktuar. E Majta propozon tre ndryshime kyçe: transformimin automatik të kontratës me afat të caktuar në kontratë pa afat të caktuar me paraqitjen e vërtetimit mjekësor për shtatzëni, shfuqizimin e mundësisë për ndërprerje të marrëdhënies së punës për shkak të skadimit të kontratës dhe vendosjen e sanksioneve të rrepta për punëdhënësit që nuk do ta respektojnë këtë detyrim. Me këtë sigurohet vazhdimësia e të drejtave që lidhen me shtatzëninë dhe pushimin e lehonisë dhe dërgohet një mesazh i qartë se amësia nuk guxon të jetë ndëshkim apo rrezik për ekzistencën.”, – theksoi deputeti i partisë “E Majta”, Amar Mecinoviq.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër