Kërcënoi një grua me thikë në Shkup, arrestohet 29-vjeçari i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Nga D. V.
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor, Zhurnal.mk – Më 29.06.2026, në orën 20:00 në fshatin Vizbeg të Shkupit, zyrtarë policorë nga Njësiti i Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria S.SH. (29) nga Shkupi.

​Paraprakisht, në Qendrën e Azilit në Vizbeg, ai ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kërcënuar me një send të mprehtë një person të gjinisë femërore, pas së cilës ishte larguar nga vendngjarja me një automjet taksi. Së shpejti, pas ndërmarrjes së masave, automjeti është ndaluar, personi është privuar nga liria, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë.

​Gjatë ndërmarrjes së masave dhe verifikimit në evidencën operative, është konstatuar se S.SH. kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burg prej shtatë vjet e një muaj.

​Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës për vuajtjen e dënimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër