Kërkohej me urdhëresë gjykate, arrestohet 37-vjeçari në Ferizaj

Nga Xh M
366 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili ishte i kërkuar me urdhëresë gjykate.

Nga policia bëhet e ditur edhe se, i arrestuari F.R, 37 vjeçar, ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe ishte i dënuar me 40 (dyzet) ditë burgim për veprën penale “Ngacmimi”.

Njoftimi:

Arrestohet në Ferizaj një person i kërkuar me urdhëresë gjykate

Me datën 25.02.2026, rreth orës 11:30, në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, policët e stacionit policor në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet F.R. (37 vjeç), i cili ishte në kërkim në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe ishte i dënuar me 40 (dyzet) ditë burgim për veprën penale “Ngacmimi”.

Pas arrestimit dhe kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër