Këshilli Gjyqësor në seancë urgjente do të vendosë për imunitetin e gjyqtarit Gjoko Ristov

Nga B.M
554 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 janar – Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se në seancë urgjente sot do të vendosë për marrjen e imunitetit dhe për miratimin e propozimin për arrest shtëpiak për gjyqtarin e apelit Gjoko Ristov.

“Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë seancën urgjente të 535-të, më 20.01.2026 (e martë), me fillim në orën 15:30, me propozim. Në rend dite janë debati dhe vendimmarrja me kërkesë të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për marrjen e imunitetit të gjyqtarit dhe për miratimin e propozimit për arrest shtëpiak”, qëndron në kumtesën e Këshillit.

Paraprakisht sot, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin te gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup dorëzoi propozim që gjyqtarit të dyshuar Ristov t’i përcaktohet masa e arrestit shtëpiak.

Përveç kësaj mase, siç plotësuan, është propozuar edhe përcaktimi i masës së kujdesit – marrja e përkohshme e pasaportës ose ndonjë dokumenti tjetër për kalim në kufirin shtetëror, përkatësisht ndalesë për lëshimin e tij.

Gjyqtari i dyshuar i apelit akuzohen për veprat penale të fitimit dhe fshehjes së paligjshme të pasurisë (neni 359-1 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1), dhe larje parash dhe të ardhura tjera nga krimi (neni 273 paragrafi 1) sepse në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë, policia ka gjetur 350.000 euro të ngulitura në mur, për të cilët ekziston dyshimi se janë fituar në mënyrë të paligjshme. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër