Këshilltarët e BDI-së bllokojnë punën në Këshillin Komunal për emrat e rrugëve në Tetovë

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 korrik, Zhurnal.mk – Seanca e 15-të e Këshillit Komunal të Tetovës është shoqëruar me tensione, pasi këshilltarët e BDI-së kanë bllokuar punimet e saj në shenjë proteste lidhur me çështjen e emrave të rrugëve në qytet, raporton Tetovasot, transmeton Zhurnal.

Këshilltarët e BDI-së u shfaqën në sallë me pankarta në duar, përmes të cilave shprehën kundërshtimin e tyre ndaj zhvillimeve të fundit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për emërtimet e rrugëve.

Në pankartat e vendosura në sallën e Këshillit shkruheshin mesazhet:

“Historia nuk abrogohet”

“Respekto zërin e qytetarëve”

“Dorëheqje”

Me këtë aksion, opozita akuzon kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, se nuk ka mbrojtur vendimin për emërtimin e rrugëve dhe nuk ka respektuar vullnetin e qytetarëve.

Bllokimi i seancës vjen në një periudhë tensionesh politike në Tetovë, pas protestave të organizuara lidhur me anulimin e emrave të disa rrugëve nga Gjykata Kushtetuese.

artikuj të ndërlidhura