Apel për ndihmë: Ish-luftëtari i UÇK-së nga Kumanova përballet me betejën më të vështirë të jetës

Nga R.ZH
1,238 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 korrik, Zhurnal.mk – Një apel prekës për ndihmë është publikuar në rrjetet sociale për një ish-luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) nga Kumanova, i cili po përballet me kushte të rënda jetese dhe probleme të rënda shëndetësore, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Sipas njoftimit, ish-luftëtari është i sëmurë, jeton në kushte të vështira dhe nuk ka strehim të sigurt. Familja e tij është katëranëtarëshe, ndërsa njëra nga vajzat e tij vuan gjithashtu nga sëmundje dhe ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme.

Përballë kësaj situate, ai e ka të vështirë të sigurojë edhe nevojat bazë për familjen. Për këtë arsye, qytetarët me mundësi financiare janë ftuar të tregojnë solidaritet dhe ta ndihmojnë familjen.

“Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëhet një shpresë e madhe për ta”, thuhet në apelin e publikuar.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë ose të ofrojnë ndihmë mund të kontaktojnë në numrat e telefonit: 📞 071 422 594, 📞 071 346 323

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër