Kështu ndikojnë pijet energjike në enët e gjakut

Nga D. V.
387 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Keni pasur raste kur është dashur të rrini zgjuar e si zgjedhje keni përdorë pijet energjike.

Sipas John Higgins nga McGovern Medical School në UTHealth në Hjuston dhe nga ekipin e tij, kombinimi i përbërësve të pijeve energjetike kafeina, taurina, sheqeri dhe të tjerat kanë një efekt në funksionimin e enëve të gjakut. Kjo mund të mos ketë ndikim afatshkurtër në dhënien e energjive, por mund të ketë një efekt afatgjatë në shëndetin dhe funksionin e zemrës, sipas një raporti në Science Daily, transmeton Klan Kosova.

Në këtë studim, i cili u publikua kohët e fundit nga Shoqata Amerikane e Zemrës, Higgins dhe ekipi i tij kanë studiuar 44 studentë jo duhanpirës, të shëndetshëm në të 20-at e tyre duke testuar funksionin e tyre endotelial para se secili prej studentëve pinte një pije energjetike. Pastaj u testuan përsëri 90 minuta më vonë.

Sipas Higgins, testet treguan se zgjerimi i enëve të gjakut kishte rënë ndjeshëm pas konsumimit të pijeve – nga 5.1 për qind në 2.8 për qind. Meqë pijet e energjisë po bëhen gjithnjë e më shumë popullore, është e rëndësishme të studiojmë efektet e këtyre pijeve tek ata që i pinë shpesh dhe të se sa herë duhet ti konsumojnë ato.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër