Këta raportohet se janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

Nga Xh M
28 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mitrovicë, 19 shtator Zhurnal.mk – Në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë, janë identifikuar edhe tre veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare: Adem Beqiri, Idriz Rrecaj dhe Salih Meziu.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Endrita Bajrami, Adem Beqiri është nga Mitrovica, ndërsa Idriz Rrecaj dhe Salih Meziu janë nga Skenderaj.

Identifikimi i tyre vjen pas zhvarrosjes së mbetjeve mortore të 23 personave në Mitrovicë.

Identiteti i tyre është konfirmuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas përfundimit të procedurave të identifikimit.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe u jep familjeve përgjigje pas vitesh pritjeje.

Zhvarrosja dhe identifikimi janë pjesë e përpjekjeve institucionale për zbardhjen e fatit të personave ende të pagjetur dhe kthimin e mbetjeve mortore te familjet e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër