Agjendë e ngjeshur për gjeneratën e parë të shkollës së mesme policore

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 shtator Zhurnal.mk – Nxënësit e shkollës së mesme policore do të duhet të zgjohen në orën 05:20 të mëngjesit. Do të kenë një orar të ngjeshur që nis herët dhe përfshin aktivitetin fizik, përgatitjet për mësim, orarin e ushqimit dhe detyrat e tjera gjatë ditës. Këtë e bëri të ditur drejtor i Shkollës së Mesme të Policisë, Vllatko Mitkovski në emisionin Gjurmët, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Zekirija Haxhiu.

Do të duhet të zgjohen në pa dallim nëse atë ditë është i lirë nga aktivitetet fizike të mëngjesit. Duhet të jenë të rreshtuar në kur fillon aktiviteti fizik ndërsa pas përfundimit po bëhen gati për ushqimin e mëngjesit dhe bëhen gati për kontrollin se a janë të përgatitur për mësim atë ditë dhe më pas fillojnë mësimin dhe po ashtu kanë edhe kohen e ushqimit dhe detyrat tjera të ditës.” – Vllatko Mitkovski – Drejtor i Shkollës së Mesme të Policisë.

Mitkovski shtoi se nxënësit e shkollës policore do të ushtrohen me armë vetëm pasi të mbushin 18 vjet. Ata do të mësojnë përdorimin e revoles dhe pushkës, si dhe rregullat bazë të sigurisë dhe trajtimit të armëve.

”Armë mund të përdorin kur të mbushin 18 vjet apo në gjysmë vjetorin e dytë të vitit të katërt apo diku nga fundi. Por ato veç më kanë lëndë për përdorimin e armëve ndërsa stërvitje në qitje me armë është në vitin e katërt. Këtë vit mësojnë që të montojnë dhe çmontojnë armët, llojet e armëve të cilat i posedon policia.” – Vllatko Mitkovski – Drejtor i Shkollës së Mesme të Policisë.

Në gjeneratën e parë të Shkollës së Mesme të Policisë “7 Maji” janë pranuar gjithsej 310 nxënës. Fillimisht ishin paraparë 200 vende, por pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes u vendos që të pranoheshin të gjithë kandidatët që i plotësuan kriteret dhe kaluan me sukses procedurat e seleksionimit. Përgatitja e tyre do të zhvillohet në përputhje me kërkesat dhe standardet e punës policore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër