KFOR-i dhuron pajisje të reja për Zjarrfikësit e Kaçanikut

Nga D. V.
431 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 gusht, Zhurnal.mk – Zjarrfikësit e Kaçanikut janë pajisur me pajisje të reja të dhuruara nga KFOR-i, në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme për institucionet lokale.

Sipas njoftimit të Komunës së Kaçanikut, pajisjet iu dorëzuan Shërbimit të Zjarrfikësve me qëllim të forcimit të kapaciteteve të tyre dhe rritjes së sigurisë për qytetarët.

Në ceremoninë e dorëzimit ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhelal Dema, i cili shprehu mirënjohje për KFOR-in për mbështetjen e ofruar.

Dema falënderoi KFOR-in për “besimin, përkrahjen dhe gatishmërinë për të qenë pranë Komunës së Kaçanikut dhe qytetarëve të saj”.

Komuna vlerësoi se kjo përkrahje kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e kapaciteteve të Zjarrfikësve të Kaçanikut.

Sipas saj, pajisjet e reja pritet të ndikojnë edhe në rritjen e gatishmërisë për reagim në raste emergjente dhe në mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër