Peking, 30 qershor Zhurnal.mk – Kina pritet të përballet me ngjarje më ekstreme të motit dhe klimës se zakonisht në sezonin e saj kryesor të përmbytjeve këtë vit, me thatësira dhe përmbytje që ndodhin në të njëjtën kohë. Në një mbledhje të Byrosë Politike zhvilluar së fundi , ju bë thirrje të gjitha rajoneve dhe departamenteve përkatëse të marrin masa të forta për të siguruar kontroll efektiv të përmbytjeve, zbutje të thatësirës, reagim ndaj emergjencave dhe zbutje të fatkeqësive.
Duke theksuar se mbrojtja e jetës së njerëzve mbetet përparësia kryesore, mbledhja bëri thirrje për masa për të forcuar kontrollin e përmbytjeve në lumenjtë dhe liqenet kryesore, dhe theksoi nevojën për t’i kushtuar rëndësi të madhe rrezikut të alternimit të menjëhershëm thatësirë-përmbytje, si dhe për të forcuar menaxhimin dhe shpërndarjen e unifikuar të burimeve ujore.
Gjithashtu, u nënvizua nevoja për të siguruar sigurinë e infrastrukturës kyçe dhe projekteve të ndërtimit në vazhdim gjatë sezonit të përmbytjeve, si dhe për të rritur mbrojtjen e infrastrukturës bujqësore.
Shpëtimi emergjent dhe ndihma në fatkeqësi duhet të jenë të shpejta dhe efikase, dhe përgatitjet e forcave, pajisjeve dhe furnizimeve të reagimit ndaj emergjencave duhet të përshpejtohen, vuri në dukje takimi, duke bërë thirrje për përpjekje për të forcuar kapacitetin bazë për parandalimin, zbutjen dhe ndihmën e përmbytjeve.
