Kina paralajmëron për pasojat në ekonominë globale nga trazirat rajonale pas sulmeve ushtarake ndaj Iranit

Nga Xh M
420 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning, tha të hënën se Ngushtica e Hormuzit dhe ujërat ngjitur me të, janë kanale të rëndësishme ndërkombëtare tregtare për mallrat dhe energjinë, duke u kërkuar palëve përkatëse të ndalojnë menjëherë operacionet ushtarake për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Zëdhënësja i bëri komentet në një konferencë të përditshme për shtyp, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me sulmet ushtarake ndaj Iranit, të nisura bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.Foto nga VCG

Më herët, media iraniane raportoi se Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik kishin mbyllur Ngushticën e Hormuzit për anijet, duke e shpallur të pasigurt rrugën ujore të naftës dhe gazit, për shkak të sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit.Foto nga VCG

Mao vuri në dukje se ruajtja e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, i shërben interesave të përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare, duke paralajmëruar kundër pasojave të mëtejshme në ekonominë globale si rezultat i trazirave rajonale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër