Ministri Hoxha takoi ambasadorin e Çekisë Jaroslav Ludva: Thellimi i bashkëpunimit dypalësh për mbrojtjen e mjedisit

Nga Xh M
369 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 mars – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot u takua me ambasadorin e Republikës Çeke në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jaroslav Ludva. Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dypalësh dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në mundësitë për thellimin e mëtejmë të tyre.

Ministri Hoxha shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Çekia i jep Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar edhe rolin aktiv të Ambasadës Çeke në Shkup në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit jetësor.

Në këtë kontekst, në takim u bë edhe një përmbledhje e konkluzioneve nga mbledhja e fundit e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik, e mbajtur në mars të vitit 2025 në Pragë, si dhe e kontakteve të realizuara ndërmjet ministrive përkatëse. U diskutua për cilësinë e ajrit, kontrollin e ndotjes industriale dhe praktikat bashkëkohore në menaxhimin e mbeturinave, përfshirë edhe përvojat nga vizita në qendrën për menaxhimin e mbeturinave të qytetit të Pragës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër