Kina zhvillon takim përkujtimor për 90-vjetorin e fitores së Marshimit të Madh

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kina zhvilloi të mërkurën një takim përkujtimor me rastin e 90-vjetorit të fitores së Marshimit të Madh të Ushtrisë së Kuqe.

“Vetëm duke e kujtuar historinë mund të krijojmë një të ardhme më të ndritur,” tha presidenti kinez Xi Jinping në një fjalim të mbajtur në një konferencë përkatëse në Pekin.

Sipas tij, rruga e “Marshimit të Madh” vazhdon ende, dhe është drejt realizimit të “Objektivit të Njëqindvjetorit të parë” për ta ndërtuar Kinën një vend të fuqishëm, modern dhe socialist në çdo aspekt, si dhe për të çuar përpara rilindjen e kombit kinez, përmes modernizimit kinez.
“Marshimi i Madh” (1934-1936) ishte një ekspeditë ushtarake e Ushtrisë së Kuqe të Punëtorëve dhe Fshatarëve Kinezë. Gjatë kësaj ekspedite, Ushtria e Kuqe përshkuan më shumë se 10 provinca, kaluan rreth 100 lumenj, mbi 40 vargmalet të larta si dhe zonat kënetore që njiheshin si “rajone vdekjeprurëse”, duke luftuar më shumë se 600 beteja. Shumë prej tyre humbën jetën gjatë rrugëtimit. Pasi mbërriti në bazë në provincën Shaanxi të Kinës Veriore, ajo u fuqizua dhe udhëhoqi popullin kinez në luftën kundër agresionit japonez në Luftën e Dytë Botërore, gjë që hodhi më tej edhe themel të Republikës Popullore të Kinës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër