Regjisorja e njohur e videoklipeve muzikore, The Claudia nga FULLMOON PRODUCTION, ka nisur një projekt të ri në formatin podcast të titulluar ‘111 concept’, i cili po i sjellë publikut një këndvështrim ndryshe mbi industrinë muzikore.
Podcasti po fokusohet në biseda me artistë, ku do të zbulohen prapaskenat e realizimit të videoklipeve, procesi kreativ, sfidat gjatë xhirimeve, si dhe histori interesante që nuk janë treguar më parë dhe atë pikërisht në lëvizje.
Një element i veçantë i këtij formati është se në fund të çdo episodi, artisti i ftuar do të interpretojë live një nga këngët e tij më të vjetra, duke i dhënë publikut një performancë autentike dhe nostalgjike.
Me këtë projekt, FULLMOON PRODUCTION synon të sjellë një përmbajtje origjinale që lidh muzikën, produksionin dhe historitë pas suksesit të artistëve, duke ofruar një eksperiencë ndryshe për adhuruesit e muzikës shqiptare.
