Arlind Murtezani: U zbulua marrëveshja VMRO-BDI-VLEN për emrat e rrugëve në Tetovë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 13 korrik Zhurnal.mk – Arlind Murtezani ka akuzuar VMRO-DPMNE-në, BDI-në dhe VLEN-in për, siç tha ai, një marrëveshje të fshehtë në lidhje me procesin e ndryshimit të emrave të rrugëve dhe sheshit në Tetovë.

Sipas Murtezanit, propozimi i BDI-së për dërgimin e Këshillit Komunal në zgjedhje do të bllokojë përfundimisht procesin e ndryshimit të emrave të rrugëve, ndërsa, sipas tij, kjo situatë u shkon për shtat edhe VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.

Ai pretendon se përmes zgjedhjeve synohen dy objektiva: të dobësohet, siç e quan ai, zëri i opozitës së vërtetë dhe të zhvendoset vëmendja e opinionit nga çështja e emrave të rrugëve.

“Sot doli në pah edhe një marrëveshje e fshehtë e VMRO-BDI1+BDI2 (VLEN) pas shpinës së tetovarëve, duke keqpërdorur emrat e rrugëve dhe sheshit të Tetovës për interesa të ngushta partiake. Propozimi i BDI-së e dërgon Këshillin Komunal në zgjedhje dhe bllokon përfundimisht ndryshimin e emrave të rrugëve. Kjo i konvenon edhe VLEN-it edhe padronit të dy grupacioneve, VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Murtezani.

Ai shtoi se, sipas tij, pushteti synon të ketë përballë vetëm një opozitë, duke pretenduar se BDI-ja me veprimet e saj po i shkon në favor qeverisë.

“Në fund do të dështojnë. Sot ranë maskat, ndërsa nesër përgjigjen do t’ua japin qytetarët”, përfundoi Murtezani.

https://www.facebook.com/share/v/199idQXNv9/

artikuj të ndërlidhura