KLP hap garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Nga D. V.
1,266 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot thirrjen për fillimin e procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Sipas thirrjes publike të KLP, të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore mund të paraqesin kërkesën për aplikim deri më 1 gusht 2026, ora 24:00.

Aplikimet mund të dorëzohen në dy forma, elektronikisht në adresën karriera@klp.al ku dokumentacioni duhet të jetë i skanuar, ose në formë fizike, personalisht apo përmes shërbimit postar, në adresën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.

Përmes kësaj thirrjeje, KLP fton të gjithë të interesuarit që plotësojnë kushtet ligjore të paraqesin kandidaturën e tyre për këtë funksion.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër