Sërish në qarkullim trenat për udhëtarë, ishin ndalur për shkak të punës së hekurudhës për “Trenin Urban”

Nga D. V.
1,416 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 korrik, Zhurnal.mk – Ndërmarrja Publike Hekurudhat – Infrastrukturë njoftoi se nga sot do të rikthehen në qarkullim trenat udhëtarës që ishin ndalur për shkak të punimeve ndërtimore në hekurudhën Shkup – Veles, si pjesë e aktiviteteve të projektit “Treni Urban”, në segmentin nga stacioni Shkup deri në stacionin Zelenikovë.

Ndërprerja e qarkullimit të trenave zgjati nga data 22 e muajit të kaluar, periudhë gjatë së cilës u kryen punimet e fazës së parë të “Trenit Urban” për lidhjen nga Zelenikovë përmes Draçevës, Lisiçes, Aerodromit deri te Qendra e Transportit.

Sipas njoftimit, trenat për udhëtarë do të rifillojnë qarkullimin në këto relacione:
Relacione që rifillojnë qarkullimin
• Shkup – Gjevgjeli:
o 611 (06:20) më 3.7.2026
o 631 (16:55) më 2.7.2026
• Gjevgjeli – Shkup:
o 632 (17:02) më 3.7.2026
o 630 (04:30) më 3.7.2026
• Shkup – Veles:
o 2083 (22:40) më 2.7.2026
• Veles – Shkup:
o 600 (05:00) më 3.7.2026
Relacione që NUK do të qarkullojnë
• Shkup – Bitola – Shkup:
o Trenat 640 (03:10), 641 (07:06), 644 (18:22) dhe 645 (20:05) nuk do të qarkullojnë.
• Bitola – Veles – Bitola:
o Trenat 642 (12:46) dhe 643 (15:25) nuk do të qarkullojnë.
Kështu informon NP Hekurudhat – Infrastrukturë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër