Klubi MMA WOLF nderohet me mirënjohje nga komuna e Tetovës pas sukseseve në garat ballkanike

Nga Xh M
468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Klubi i kikboksit MMA WOLF është dekoruar me mirënjohje nga Komuna e Tetovës, në shenjë vlerësimi për përfaqësimin e suksesshëm në garat ballkanike të mbajtura në Tiranë.

Sportistët e këtij klubi arritën rezultate të shkëlqyera, duke përfaqësuar me dinjitet qytetin e Tetovës në këtë kompeticion ndërkombëtar. Në garë morën pjesë nëntë sportistë të rinj, katër nga Komuna e Tetovës:Muhamed Imeri, Arijan Bajrami, Adyan Ajeti dhe Ron Ajeti, dy nga Komuna e Tearcës: Yll Nuhiu, Siar Zylbehari dhe tre nga Komuna e Zhelines: Omer Ziberi, Ronar Hamzi dhe Ardijan Baftjari

Përveç suksesit të sportistëve, me mirënjohje është nderuar edhe trajneri i klubit Naim Samiu për kontributin dhe përkushtimin e tij në përgatitjen e ekipit.

Nga klubi MMA WOLF shprehën falënderime për institucionet lokale për mbështetjen dhe vlerësimin e vazhdueshëm. Në veçanti u falënderuan kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zëvendëskryetari Albi Qamili, si dhe udhëheqësi i njësisë për sport, Muhamed Avzija.

Ky vlerësim konsiderohet si motiv shtesë për klubin që të vazhdojë me përkushtim në arritjen e sukseseve të reja në arenën sportive.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër