Kolumbia tronditet nga një tërmet 7.4 ballë, banorët dalin në rrugë

Nga D. V.
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kolumbi, 10 gusht, Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë u regjistrua në Kolumbinë perëndimore, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Dridhjet u ndjenë në të gjithë vendin.

Epiqendra e tërmetit ishte në San José del Palmar, në departamentin e Chocó, rreth 280 kilometra në perëndim të Bogotës, në një thellësi prej 107 kilometrash.

Në kryeqytetin e vendit, dridhjet u ndjenë fuqishëm, u dhanë alarmet dhe në shumë ndërtesa njerëzit u evakuuan në rrugë si masë paraprake.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër