Komandanti i FSK-së takon Zëvendës Agjutantin e Ajovës

Nga D V
464 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 09 qershor, Zhurnal.mk – Në vazhdën e bashkëpunimit, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Zëvendës Adjutantin dhe udhëheqshin e Gardës Ajror të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Brigade Mark A. Muckey, dhe stafin e tij.

Sipas njw njoftimi pwr media bwhet e ditur se gjeneral Jashari e falënderoi Gjeneral Muckey për mbështetjen e vazhdueshme të Gardës Kombëtare të Ajovës në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e cilësuar si ‘storie suksesi’ e partneritetit të këtij lloji.

“Gjithashtu, GLT Jashari e informoi për zhvillimet aktuale në FSK dhe për rolin e rëndësishëm në garantimin e sigurisë në vend, duke theksuar kontributin e rëndësishëm të saj në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Në anën tjetër, GjB Muckey e përgëzoi GLT Jasharin për lidershipin e tij dhe arritjet e deritanishme të FSK-së, si dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së forcës Ajrore të GKA, në procesin e zhvillimit të mbrojtjes së hapësirës ajrore”, thuhet nw njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë takimit, të dy gjeneralët vlerësuan progresin e konsiderueshëm të arritur nga FSK-ja në zhvillimin, modernizimin dhe avancimin e kapaciteteve të saj operacionale.

Ata gjithashtu shprehën vlerësim të lartë për profesionalizmin, performancën dhe nivelin e lartë të ndërveprueshmërisë së personelit në kuadër të aktiviteteve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Në përmbyllje të takimit, gjeneralët riafirmuan përkushtimin e tyre për avancimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, duke e cilësuar atë si një partneritet me rëndësi të veçantë strategjike.

Në këtë kontekst, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës u vlerësua si një faktor kyç për garantimin e sigurisë, stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në rajon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër